Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Turke

Koordinator i programit

 

Dr. Adem Balaban
[email protected]

Bordi Shkencor

Dr. Adem Balaban [email protected]
 
Dr. Gülay Yurt [email protected]
 
Dr. Fatih Ufuk Bağcı [email protected]
 
 

Rreth programit

Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Turke i bën thirrje atyre individëve që kanë dëshirë të bëjnë studime shkencore në Filologjinë dhe Letërsinë Turke. Programi i mësimdhënies është i përgatitur duke marrë në konsideratë të dhënat mësimore të departamenteve të Turkologjisë jashtë vendit dhe të departamenteve të Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Turqi. Gjuha e mësimdhënies është Turqishtja. Synimet kryesore të programit janë: Gjuha dhe Letërsia Turke, mësimin e Gjuhës Turke tek të huajt, si dhe të trajnojmë shkencëtarë dhe studiues në fushën e Osmanishtes.  Në formimin e programit përfshihet edhe stazhi i detyrueshëm. Në bazë të ligjit të vendosur nga Ministria e Arsimit Shqiptarë periudha e studimeve është 2 vite, 120 ECTS.

Programi mësimor kryesisht perbehet nga mesimet e Gjuhes dhe Letersise Turke. Ne fushen e Gjuhes Turke jepen mesime te cilat perfshijne te dhena mbi periudha te ndryshme si: Turqishtja e Vjeter, Turqishtja e Mesme, Turqishtja e Vjeter e Anadollit, Osmanishtja dhe Turqishtja e folur ne shtetin Turk.  Gjithashtu jepen mesime edhe për sintaksën, morfologjinë dhe fonologjinë e gjuhës Turke.  Njohuritë Gjuhësore Moderne  gjithashtu zhvillohen si lëndë brenda lëndëve të gjuhës. Ndërsa në fushën e Letërsisë Turke përfshihen dhe lëndë të tjera si: Letërsia Popullore Turke, Letërsia e Re Turke dhe Letërsia Klasike Turke.

Misioni

Kërkimi dhe hulumtimi i punimeve të shkruara dhe folklorike të ardhura deri më sot si elementët themelorë të kulturës turke në fushën e gjuhës dhe letërsisë turke; vënia e njohurive të përfituara në shërbim të shoqërisë; luajtja e një roli vendimtar dhe efektiv në marrëdhënie me kulturat e tjera; mirëformimi i studiuesve shkencorë dhe lektorëve në fushat kopetente.

Vizioni

Vizioni i Departmentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke është realizimi i studimeve cilësore në fushat përkatëse dhe arsimimi i standarteve të larta duke synuar të përgatisë ekspertët më të mirë të fushës në Shqipëri si dhe konkurimi i tyre me më të mirët në Ballkan dhe  Evropë. 

Kohëzgjatja e Studimeve

Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Turke zgjat 2 vite akademike të ndara në katër semestra .

Numrı i Krediteve ECTS (Sistemi Evropian i Transferimit Të Krediteve)

Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Turke përbëhet nga 120 ECTS, 1ECTS=25 ORE.

Titulli i Diplomës

Ne perfundim te programit jepet një diplomë me titullin “Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Turke”.

Mundësitë e Punësimit

Të diplomuarit e masterit të lartë akademik të gjuhës dhe letërsisë turke mund të kryejnë detyra si më poshtë:

  • Mund të japin mësim në universitete private dhe shtetërore ose të punojnë si punonjës kërkimesh në universitet.
  • Akademik në universitet
  • Specialist turqishteje dhe osmanishteje në krijimin e shoqërive civile.
  • Specialist turqishteje dhe osmanishteje në krijimtaritë publike dhe private. 
  • Specialist në fushën e botimit
  • Përkthyes në radio dhe televizione
  • Shkrimtarë ose redaktor në gazeta
  • Studiues në arkivën e shtetit dhe specialist osmanishteje
  • Mund të kryejë detyra dhe në agjensitë e lajmeve

Semestri

1

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 TDE 403 Shkencat Gjuhësore Turkish A 64 87 3.50 6
2 TDE 413 Burimet Klasike te Gjuhës Klasike Turke Turkish B 64 84 3.50 6
3 TDE 411 Shqyrtimi i Gjuhës Turke Turkish B 64 83 3.50 6
4 TDE 401 Teknikat Dhe Metodat ne Kerkimin Shkencor Turkish A 64 86 3.50 6
5 Turkish Elective Turkish D 0 0 3.50 6
Gjithsej 256 340 17.5 30

Semestri

2

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 TDE 412 Gramatika e Turqishtes Klasike Osmane Turkish B 64 120 3.50 6
2 TDE 414 Burimi i veprave të Turqishtes së mesme Turkish B 64 80 3.50 6
3 TDE 402 Transferimi i Veprave të vjetra në Gjuhën Aktuale Turkish A 64 87 3.50 6
4 TDE 416 Burimet reja te Letërsië së re Turke Turkish B 64 81 3.50 6
5 Turkish Elective Turkish D 0 0 3.50 6
Gjithsej 256 368 17.5 30

Semestri

3

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 TDE 551 Seminar Turkish B 80 121 4.00 8
2 TDE 511 Kërkimet për Historinë e Gjuhës Turke Turkish B 80 107 4.00 7
3 TDE 521 Ushtrime në mësimin e gjuhës së Huaj dhe Aftësi Gjuhësore Turkish B 80 121 4.00 8
4 Turkish Elective Turkish D 0 0 3.50 6
Gjithsej 240 349 15.5 29

Semestri

4

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 TDE 560 Tezë Turkish F 160 601 10.00 30
Gjithsej 160 601 10 30

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
TDE 422 Menyrat dhe Llojet Letrare Turkish D 64 82 3.50 6
TDE 523 Kërkimet e Letërsisë Popullore Turkish D 64 77 4.00 6
TDE 423 Semantika e Turqishtes Turkish D 64 84 3.50 6
TDE 513 Metodat e Mësimimdhenies të Gjuhës së Huaj Turkish B 80 95 4.00 7
TDE 515 Poezia Moderne Turke Turkish D 64 92 3.50 7