Kolegji Universitar Bedër partner zyrtar me UNESCO-Unitwin, CS-DC

Në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare të Kolegjit Universitar “Bedër”, duke filluar nga qershori 2018 institucioni ynë është bërë partner zyrtar me UNESCO-Unitwin, CS-DC.

CS-DC është një rrjet ndërkombëtar individësh dhe institucionesh, të cilët punojnë së bashku dhe ndajnë burime për të promovuar kërkimin dhe edukimin në sisteme shkencore komplekse dhe integruese. Ky bashkëpunim i gjerë do të përfshijë strategji të inteligjencës sociale drejt praktikave të reja shkencore dhe edukative, që merren me sfidat e vështira shkencore, shoqërore dhe mjedisore të një bote gjithnjë e më të ndërlidhur.