Vizitë në Universitetin e Vlorës

Përfaqësues të Kolegjit Universitar “Bedër” zhvilluan një takim në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, me qëllim ngritjen e urave të bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve. Delegacioni i kryesuar nga rektori Prof. Dr. Ferdinand Gjana u prit nga rektori i Universitetit të Vlorës, Prof. Dr. Roland Zisi.

Në takim u ndanë praktikat më të mira, të cilat do të ndihmojnë në plotësimin e standardeve bashkëkohore evropiane të cilësisë përmes organizimit të konferencave të përbashkëta shkencore, krijimit të mundësive për shkëmbim midis studentëve, organizimit të programeve të shkollave verore etj.