Zhvillohen zgjedhjet për senatin e studentëve

Zhvillohen zgjedhjet për senatin e studentëve

Studentët e programit bachelor në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) votuan sot për senatin e studentëve.

Këto zgjedhje zhvillohen çdo vit në kuadër të përfaqësimit të studentëve në këshillin studentor. Duke krijuar kështu mundësinë që çdo departament të ketë përfaqsuesin e tij që komunikon vazhdimisht kërkesat e studentëve, ndryshimet apo dhe zhvillimet e vazhdueshme në aspekte të ndryshme.

Pjesmarrja në këto zgjedhje ishte e konsiderueshme në të gjitha departamentet aktuale të Universitetit.