Erasmus +, “Bedër” partner me Kolegjin “Lavoslav Ružička” (Kroaci)

Kolegji Universitar “Bedër” tashmë është partner zyrtar me Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “Lavoslav Ružička” në Vukovar (VEVU), Kroaci, në kuadër të Programit Erasmus + të Mobilitetit të Stafit dhe Studentëve në fushën e Drejtësisë. Në kuadër të bashkëpunimit të KUB me VEVU në projektin Erasmus+, së shpejti do të hapen thirrjet për aplikime për stafin dhe studentët për periudhën “Summer 2021” dhe “Fall 2021”.

Kuotat për këto thirrje janë si më poshtë:

Aktiviteti 1STT Mobility - Non-teaching week – 1 kuotë - Non-Teaching Staff Traineeship – Qershor 2021 (5 ditë të javës) (do të konsiderohet mundësia në varësi të situatës me pandeminë), ndryshe do të shtyhet për Vjeshtë 2021.

Aktiviteti 2 - STA – Staff Mobility for Teaching – 1 kuotë - Internal Calls do të hapen në fillim të majit 2021, për t’u realizuar në Shtator 2021.

Aktiviteti 3 - SMP- Student Mobility for Traineeships – 1 kuotë – Verë 2021 – Min. 2 muaj

Aktiviteti 4 - SMS- Student Mobility for Study – 2 kuota – Vjeshtë 2021 – Një semestër

Për më shumë informacion rreth Kolegjit dhe programit Erasmus+, ju lutem gjeni linket me poshtë:

PARTNERSHIPS:

http://www.vevu.hr/?podatak_id=37&g=12&i=161&panel=1#panel-1

VEVU Erasmus+:

http://www.vevu.hr/?g=12&i=161

INFORMATION PACKAGE

http://www.vevu.hr/?podatak_id=6&g=12&i=161&j=204&panel=1#panel-1