Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke është krijuar në vitin 2011 brenda fakultetit të Filologjisë dhe Shkencave të Edukimit. Që nga viti që është hapur departamenti vazhdon vijimësinë e punimeve në fushën e bachelorit dhe të masterit. Gjuha e mësimdhënies (me përjashtim të lëndëve të zgjedhura si gjuhë e huaj) është Turqishtja. Synimet kryesore të departamentit janë: Gjuha dhe Letërsia Turke, mësimi i gjuhës Turke nga të huajt, Osmanishtja, të përgatisë shkencëtarë, mësues dhe specialistë të cilët të arrijnë të plotësojnë kërkesat në fushën e Përkthim-Interpretimit. Programi i mësimdhënies është përgatitur në bazë të programeve të departamenteve të Gjuhës dhe Letërsisë Turke brenda dhe jashtë vendit.
Në departamentin tonë, krahas njohurive të Gjuhës dhe Letërsisë Turke jepen dhe njohuri të tjera si: Gjuha dhe Letërsia Turke, analizimi i saj në periudha të ndryshme kohore dhe të dhëna historike, politike, fetare dhe kulturore brenda këtyre periudhave. Programi mësimor kryesisht përbëhet nga mësimet e Gjuhës dhe Letërsisë Turke. Në fushën e Gjuhës Turke jepen mësime të cilat përfshijnë të dhëna mbi periudha të ndryshme si: Turqishtja e Vjeter, Turqishtja e Mesme, Turqishtja e Vjeter e Anadollit, Osmanishtja dhe Turqishtja e folur në shtetin Turk. Gjithashtu jepet mësim edhe për sintaksën, morfologjinë dhe fonologjinë e gjuhës Turke. Njohuritë Gjuhësore Moderne gjithashtu zhvillohen si lëndë brenda lëndëve të gjuhës. Ndërsa në fushën e Letërsisë Turke përfshihen dhe lëndë të tjera si: Letërsia Popullore Turke, Letërsia e Re Turke dhe Letërsia Klasike Turke. Si mësimet e Gjuhës së bashku me dialektet bashkëkohore ashtu edhe mësimet e Letërsisë Turke jepen duke marrë shembull letërsinë bashkëkohore Turke dhe atë perëndimore dhe duke bërë krahasime midis këtyre të dyjave. Gjithashtu jepen mësime të cilat janë të përkthyera në mënyrë reciproke në gjuhën Turke, Angleze dhe në gjuhën Shqipe.
Programet mësimore që ofron departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke janë këto:
- Programi bachelor i Gjuhës dhe Letërsisë Turke
- Programi i masterit i Gjuhës dhe Letërsisë Turke
- Masteri profesional i mësuesisë së Gjuhës dhe Letërsisë Turke.
Misioni
Kërkimi dhe hulumtimi i punimeve të shkruara dhe folklorike të ardhura deri më sot si elementët themelorë të kulturës turke në fushën e gjuhës dhe letërsisë turke; vënia e njohurive të përfituara në shërbim të shoqërisë; luajtja e një roli vendimtar dhe efektiv në marrëdhënie me kulturat e tjera; mirëformimi i studiuesve shkencorë dhe lektorëve në fushat kompetente.
Vizioni
Vizioni i Departmentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke është realizimi i studimeve cilësore në fushat përkatëse dhe arsimimi i standarteve të larta duke synuar të përgatisë ekspertët më të mirë të fushës në Shqipëri si dhe konkurimi i tyre me më të mirët në Ballkan dhe Evropë.
Anëtarët e Këshillit të Departamentit:
Nr. | Titulli/ grada | Emër | Mbiemër | |
1 | Dr. | Adem | Balaban | [email protected] |
2 | Dr. | Gülay | Yurt | [email protected] |
3 | Dr. | Fatih Ufuk | Bağcı | [email protected] |
4 | PhD. Cand. | Hüseyin | Yılmaz | [email protected] |
5 | MA. | Hakan | Kaçar | [email protected] |
6 | MA. | Ümit | Gülseven | [email protected] |
7 | MA. | Kasım | İlhan | [email protected] |
8 | MA. | Hamide | Shguni | hshguni@beder.edu.al |