Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Turke

Rreth Programit

Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Turke i bën thirrje të gjithë atyre që kanë dëshirë të arsimohen për turqisht, Filologji Turke dhe Letërsi Turke, të cilët dëshirojnë të punësohen në sektorin privat dhe atë shtetëror. Programi i mësimdhënies është përgatitur duke u marrë në konsideratë programet e Turkologjisë jashtë vendit dhe departamentet e Gjuhës dhe Letërsisë Turke brenda vendit. Gjuha e mësimdhënies ( me përjashtim të lëndëve të zgjedhura si gjuhë e huaj) është Turqishtja. Synimet  kryesore të departamentit janë: Gjuha dhe Letërsia Turke, mësimi i gjuhës turke nga të huajt, osmanishtja, të përgatisë shkencëtarë, mësues dhe specialistë të cilët arrijnë të plotësojnë kërkesat në fushën e Përkthim Interpretimit. Në program është i përfshirë stazhi i detyrueshëm. Në bazë të ligjit të zbatuar nga Ministria e Arsimit Shqiptar e periudha e kohëzgjatjes së studimeve është 3 vjet, 180 ECTS.

Në program, krahas njohurive të Gjuhës dhe Letërsisë Turke, jepen edhe njohuri të tjera si: Gjuha dhe Letërsia Turke, analizimi i saj në periudha të ndryshme kohore dhe të dhëna historike, politike, fetare dhe kulturore brenda këtyre periudhave. Programi mësimor kryesisht përbëhet nga mësimet e Gjuhës dhe Letërsisë Turke. Në fushën e Gjuhës Turke jepen mësime të cilat përfshijnë të dhëna mbi periudha të ndryshme si: Turqishtja e Vjetër, Turqishtja e Mesme, Turqishtja e Vjeter e Anadollit, Osmanishtja dheTurqishtja e folur në shtetinTurk.  Gjithashtu jepen mësime dhe për sintaksën, morfologjinë dhe fonologjinë e gjuhës Turke.  Njohuritë Gjuhësore Moderne  gjithashtu zhvillohen si lëndë brenda lëndëve të gjuhës. Ndërsa në fushën e Letërsisë Turke përfshihen dhe lëndë të tjera si: Letërsia Popullore Turke, Letërsia e Re Turke dhe Letërsia Klasike Turke. Gjithashtu jepen mësime të cilat janë të përkthyera në mënyrë reciproke në gjuhën Turke, Angleze dhe në gjuhën Shqipe.

Misioni

Kërkimi dhe hulumtimi i punimeve të shkruara dhe folklorike të ardhura deri më sot si elementët themelorë të kulturës turke në fushën e gjuhës dhe letërsisë turke; vënia e njohurive të përfituara në shërbim të shoqërisë; luajtja e një roli vendimtar dhe efektiv në marrëdhënie me kulturat e tjera; mirëformimi i studiuesve shkencorë dhe lektorëve në fushat kopetente.

Vizioni

Vizioni i Departmentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke është realizimi i studimeve cilësore në fushat përkatëse dhe arsimimi i standarteve të larta duke synuar të përgatisë ekspertët më të mirë të fushës në Shqipëri si dhe konkurimi i tyre me më të mirët në Ballkan dhe  Evropë. 

Kohëzgjatja e Studimeve

Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Turke përbëhet nga tre vite akademike të ndara në gjashtë semestra.

Numri i KrediteveEcts (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)

Sistemi Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Turke është 180  ECTS, 1ECTS=25 ORË. 

Titulli i Diplomës

Në përfundim të programit jepet një diplomë me titullin “Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Turke”.

Rezultatet Kryesore Te Programit

Studentet te cilet kane perfunduar programin Bachelor te Gjuhes dhe letersise Turke zoterojne temat e meposhtme dhe jane ne gjendje te perceptojne ceshtje lidhur me keto tema:

  • Duke analizuar Fonetiken, Sentaksen, Semantiken e Gjuhes Turke studentet do te arrijne te shkruajne drejt,bukur dhe ne nje menyre te kuptueshme Turqishten.  
  • Mund te bej vlersimin letrar dhe filologjik te gjuhes dhe letersise turke nga hapat e pare e gjere ne ditet e sotme.  Mund te krijoje mundesine per te bere krahasime me letersine perendimore .
  • Arrin te bej vlersime dhe kerkime ne fushen e folklorit.
  • Studentet arrijne te njohin te gjitha veprat e shkruara te gjuhes dhe letersise turke, mund te bejne leximin e teksteve te cilat tregojne zhvillimin historik te gjuhes turke dhe te mund te realizojn transkriptimin shkencor.
  • Arrin te zoteroj metodat mesimore, metodat e kerkimit, informacionet dhe teorit te cilat perdoren ne programin e gjuhes dhe letersise turke.
  • Studentet mund te perdorin dhe zbatojne infprmacionet dhe teorit e marra nga programi I gjuhes dhe letersise turke ne fushat e Arsim-mesimdhenies dhe ne sherbimet publike.
  • Arrin te gjej zgjidhje me ane te studimeve individuale per problemet e hasura ne fushen e tij dhe si nje anetare I grupit te punes merre pergjegjesi mbi vete.
  • Duke analizuar problemet ne lidhje me programin  e gjuhes dhe letersise turke, arrin te mbeshtes zgjidhjet konkrete ne lidhje me problemin  dhe t’I ndaj ato me specialistet e fushes se tij.
  • Merre pjese ne aktivitetet kulturore,socialedhe artistike te cilat realizohen ne fushen e gjuhes dhe letersise turke.
  • Duke zoteruar te pakten nje gjuhe te huaj arrin te mbledhe,te zgjidhe,dhe te komentoj informacionet teorike dhe zbatuese ne fushen etij. 
  • Teorit dhe informacionet e letersise klasike bashkekohore  arrin t’I vlersoje brenda nje kornize te caktuar dhe te bej kritika shkencore ndaj gjuhes dhe letersise turke.
  • Eshte I vetedijshem se njeriut gjate gjithe jetes se tij I duhet te mesoj.
  • Zoteron aftesit dhe informacionet per te bere kerkime akademike ne fushen e gjuhes dhe letersise turke .
  • Mund te bej perkthime nga Turqishtja ne Shqip dhe e anasjellta.
  • Mund te lexoje tekste ne Osmanisht
  • Eshte I afte te japi mesimin e gjuhes turke tek shtetasit e huaj.
  • Mbikqyr vlerat dhe pergjegjesit profesionale ne fushen e gjuhes dhe letersise turke.
  • Studentet mund te flasin ,te shkruajn dhe te kuptojne shume mire turqisht.
  • Di vecorit e gjuhes turke.
  • Njeh letersine turke dhe llojet e saj .
  • Njeh kulturen dhe historine turke.
  • Mund te bej kerkime akademike. 

Mundësitë e Punësimit

Të diplomuarit e programit Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Turke mund të kryejnë detyra si më poshtë:

  • Mund të japin mësim në universitete private dhe shtetërore ose të punojnë si punonjës kërkimorë në universitet.
  • Akademik në universitet
  • Mësues në shkolla 9-vjeçare dhe në shkolla të mesme.
  • Specialist turqishteje dhe osmanishteje në krijimin e shoqërive civile.
  • Specialist turqishteje dhe osmanishteje në krijimtaritë publike dhe private.
  • Mund të japin mësimin e Gjuhës Turke në çdo vend të botës
  • Specialist në fushën e botimit
  • Përkthyes në radio dhe televizione
  • Shkrimtarë ose redaktor në gazeta
  • Studiues në arkivën e shtetit dhe specialist osmanishteje
  • Mund të kryej detyra dhe në agjensitë e lajmeve

Semestri

1

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 Albanian Elective D 0 0
2 Albanian Elective D 0 0
Gjithsej 0 0 0 0

Semestri

2

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 Albanian Elective D 0 0
2 Albanian Elective D 0 0
Gjithsej 0 0 0 0

Semestri

3

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 Elective D 0 0
Gjithsej 0 0 0 0

Semestri

4

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 Elective D 0 0
Gjithsej 0 0 0 0

Semestri

5

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 Elective D 0 0
Gjithsej 0 0 0 0

Semestri

6

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 Elective D 0 0
Gjithsej 0 0 0 0

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
EFL 102 Anglisht II English E 128 1 8.00 5
ALB 102 Gjuhë Shqipe II Albanian C 64 62 4.00 5
ALB 101 Gjuhë Shqipe I Albanian B 64 64 4.00 5
PSY 103 Psikologji Sociale Albanian C 48 52 3.00 4
EFL 101 Anglisht I English E 80 45 5.00 5
EFL 103 Anglisht e Avancuar I English E 80 45 5.00 5
AFL 101 Gjuhë Shqipe për të Huajt I Albanian D 48 82 3.00 5
AFL 102 Gjuhë Shqipe për të Huajt II Albanian D 48 78 3.00 5

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)