Konferenca

Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Gjuhës dhe Letërsisë

Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Gjuhës dhe Letërsisë e organizuar nga Departamenti është “Aspektet e përbashkëta në kulturën turke dhe shqiptare” 25-26 maj,Tiranë.

Informacion rreth konferencës:
Nga 50 abstrakte që u dorëzuan për këtë konferencë, Komiteti organizativ miratoi vetëm 29 absrakte. Nga këto abstrakte, 14 ishin në gjuhën turke dhe 15 abstrakte në gjuhën shqipe. Punimet e përgatitura u referuan turqisht dhe shqip. Tematikat e kësaj konference janë rreth marrdhënies së këtyre dy popujve, në: gjuhë, letërsi, histori, zakone, tradita, kulturë, besime fetare, folklor, mënyra jetese etj. Në këtë konferencë morën pjesë: 1 referues nga Azerbajxhani,7 referues nga Turqia,7 referues nga Kosova dhe 14 referues nga Shqipëria.

 

Konferenca e Dytë Ndërkombëtare e Gjuhës dhe Letërsisë

Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Gjuhës dhe Letërsisë e organizuar nga Departamenti është “Turqishtja në Ballkan” 14-16 nëntor,Tiranë.

Është vendosur nga dega e Gjuhës dhe Letërsisë Turke që do të bëhet çdo vit Konferenca Ndërkombëtare e Gjuhës dhe Letërsisë (Uluslararası Dil ve Edebiyat Konferansı (UDEK)), ku për këtë vit janë bërë përgatitjet për fillimin e kësaj konference në fillimin e vitit akademik. Tema që është përcaktuar në konferncën e 2013 është “Balkanlarda Türkçe” (Turqishtja në Ballkan). Patjetër që pjesmarrësit që kanë dërguar kumtesat e tyre për këtë konferencë janë njohur me kushtet e saj. Deri më tani disa nga kumtesat janë pranuar dhe përgatitësit e tyre janë informuar në lidhje me to. Gjithsesi ne jemi në punë e sipër duke parë dhe kumtesat e tjera që po vinë. 


Konferenca 3 Tretë Ndërkombëtare e Gjuhës dhe Letërsisë

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke pranë Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) organizoi për të 3-tin vit radhazi konferencën ndërkombëtare në gjuhë dhe letërsi me temë: “Turqishtja në Europë”. Ceremonia e hapjes së  konferencës u mbajt në ambientet e shkollës, ku morën pjesë mbi 100 referues nga 11 shtete të ndryshme të botës, dhjetëra akademikë, si edhe një numër i konsiderueshëm të ftuarish. Konferenca do të vazhdojë punimet e saj në datat 30 tetor – 1 nëntor.

Tashmë e kthyer në një traditë akademike, kjo konferencë  u përshëndet nga përfaqësuesi i Universitetit Johanes Gutenberg- Mainz, Dr. Julian Rentzsh, drejtori përgjithshëm i revistës “Yağmur” në Turqi, Dr. Hasan Gökçe, rektori i Bedër, Dr. Ferdinand Gjana, si edhe nga dekani i Fakultetit të Edukimi, Prof. Assoc. Dr. Ahmet Ecirli.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Dr. Julian Rentzsh, pasi shprehu kënaqësinë e të qenurit bashkëpunues në mbarëvajtjen e kësaj konference, u ndal në rëndësinë e përdorimit të metodave të reja në mësimin e gjuhës turke, si edhe në aktualitetin e sotëm të kësaj gjuhe në Europë.

Rektori i Bedër, Dr. Gjana, pasi shprehu kënaqësinë e mikpritjes të një numri kaq të madh pjesëmarrësish në këtë konferencë, u ndal në rëndësinë që i kushton Bedër, kërkimit shkencor. Ai njohu të pranishmit me ecurinë e Bedër dhe me strategjinë e zhvillimit të këtij institucioni.

Pas ceremonisë së hapjes, konferenca vazhdon aktivitetin e saj në dy ditët e ardhshme, ky referuesit do të paraqesin punimet e tyre shkencore në  sesione të ndryshme.