Koordinator i programit |
Bordi Shkencor
|
Rreth programit
Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Turke i bën thirrje atyre individëve që kanë dëshirë të bëjnë studime shkencore në Filologjinë dhe Letërsinë Turke. Programi i mësimdhënies është i përgatitur duke marrë në konsideratë të dhënat mësimore të departamenteve të Turkologjisë jashtë vendit dhe të departamenteve të Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Turqi. Gjuha e mësimdhënies është Turqishtja. Synimet kryesore të programit janë: Gjuha dhe Letërsia Turke, mësimin e Gjuhës Turke tek të huajt, si dhe të trajnojmë shkencëtarë dhe studiues në fushën e Osmanishtes. Në formimin e programit përfshihet edhe stazhi i detyrueshëm. Në bazë të ligjit të vendosur nga Ministria e Arsimit Shqiptarë periudha e studimeve është 2 vite, 120 ECTS.
Programi mësimor kryesisht perbehet nga mesimet e Gjuhes dhe Letersise Turke. Ne fushen e Gjuhes Turke jepen mesime te cilat perfshijne te dhena mbi periudha te ndryshme si: Turqishtja e Vjeter, Turqishtja e Mesme, Turqishtja e Vjeter e Anadollit, Osmanishtja dhe Turqishtja e folur ne shtetin Turk. Gjithashtu jepen mesime edhe për sintaksën, morfologjinë dhe fonologjinë e gjuhës Turke. Njohuritë Gjuhësore Moderne gjithashtu zhvillohen si lëndë brenda lëndëve të gjuhës. Ndërsa në fushën e Letërsisë Turke përfshihen dhe lëndë të tjera si: Letërsia Popullore Turke, Letërsia e Re Turke dhe Letërsia Klasike Turke.
Misioni
Kërkimi dhe hulumtimi i punimeve të shkruara dhe folklorike të ardhura deri më sot si elementët themelorë të kulturës turke në fushën e gjuhës dhe letërsisë turke; vënia e njohurive të përfituara në shërbim të shoqërisë; luajtja e një roli vendimtar dhe efektiv në marrëdhënie me kulturat e tjera; mirëformimi i studiuesve shkencorë dhe lektorëve në fushat kopetente.
Vizioni
Vizioni i Departmentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke është realizimi i studimeve cilësore në fushat përkatëse dhe arsimimi i standarteve të larta duke synuar të përgatisë ekspertët më të mirë të fushës në Shqipëri si dhe konkurimi i tyre me më të mirët në Ballkan dhe Evropë.
Kohëzgjatja e Studimeve
Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Turke zgjat 2 vite akademike të ndara në katër semestra .
Numrı i Krediteve ECTS (Sistemi Evropian i Transferimit Të Krediteve)
Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Turke përbëhet nga 120 ECTS, 1ECTS=25 ORE.
Titulli i Diplomës
Ne perfundim te programit jepet një diplomë me titullin “Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Turke”.
Mundësitë e Punësimit
Të diplomuarit e masterit të lartë akademik të gjuhës dhe letërsisë turke mund të kryejnë detyra si më poshtë:
- Mund të japin mësim në universitete private dhe shtetërore ose të punojnë si punonjës kërkimesh në universitet.
- Akademik në universitet
- Specialist turqishteje dhe osmanishteje në krijimin e shoqërive civile.
- Specialist turqishteje dhe osmanishteje në krijimtaritë publike dhe private.
- Specialist në fushën e botimit
- Përkthyes në radio dhe televizione
- Shkrimtarë ose redaktor në gazeta
- Studiues në arkivën e shtetit dhe specialist osmanishteje
- Mund të kryejë detyra dhe në agjensitë e lajmeve