
Koordinator i programit |
Bordi Shkencor
|
Rreth programit
Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Turke përArsimin e Mesëm i bën thirrje atyre individëve që kanë dëshirë të punojnë në mësimdhënien e Gjuhës Turke. Programi i mësimdhënies është i përgatitur duke marrë në konsideratë të dhënat mësimore të departamenteve të Turkologjisë jashtë vendit dhe të departamenteve të Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Turqi. Gjuha e mësimdhënies është Turqishtja. Synimi kryesor i programit tonë është mësimdhënia e Gjuhës dhe Letërsisë Turke dhe të përgatisim specialistë dhe mësues të cilët do të japin mësim lëndën e turqishtes tek shtetasit e huaj. Në sistem është i përfshirë 1semestër stazh. Në bazë të ligjit të vendosur nga Ministria e Arsimit Shqiptare periudha e studimeve është 1vit e gjysëm, 90 ECTS.
Programin mësimor kryesisht e përbën mësimdhënia dhe mësimet e formacionit pedagogjik. Përveç kësaj mësimi i Gjuhës Turke, leximi i Letërsisë Turke si dhe mësimi i metodave të pergatitjes së Tezës. Në program është i përfshirë edhe stazhi 1vjeçar.
Misioni
Kërkimi dhe hulumtimi i punimeve të shkruara dhe folklorike të ardhura deri më sot si elementët themelorë të kulturës turke në fushën e gjuhës dhe letërsisë turke; vënia e njohurive të përfituara në shërbim të shoqërisë; luajtja e një roli vendimtar dhe efektiv në marrëdhënie me kulturat e tjera; mirëformimi i studiuesve shkencorë dhe lektorëve në fushat kopetente.
Vizioni
Vizioni i Departmentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke është realizimi i studimeve cilësore në fushat përkatëse dhe arsimimi i standarteve të larta duke synuar të përgatisë ekspertët më të mirë të fushës në Shqipëri si dhe konkurimi i tyre me më të mirët në Ballkan dhe Evropë.
Kohëzgjatja e Studimeve
Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Turke për Arsimin e Mesëm përbëhet nga 1 .5 vite akademike të ndara në tre semestra.
Numri i Krediteve ECTS (Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve)
Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Turke për Arsimin e Mesëm përbëhet nga 90 ECTS. 1 ECTS =25 ORË .
Titulli i Diplomës
Në përfundim të programit jepet një diplomë me titullin “Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Turke për Arsimin e Mesëm“
Mundësitë e Punësimit
Të diplomuarit e Master Profesional në Mësuesi, Gjuhë Turke për Arsimin e Mesëm mund të kryejnë detyra si më poshtë:
- Mund të japin mësim në universitete private dhe shtetërore ose të punojnë si punonjës kërkimesh në universitet.
- Mësues në shkolla 9-vjecare dhe në shkolla të mesme.
- Specialist turqishteje dhe osmanishteje në krijimin e shoqërive civile.
- Specialist turqishteje dhe osmanishteje në krijimtaritë publike dhe private.
- Mund të japin mësimin e Gjuhës Turke në çdo vend të botës
- Specialist në fushën e botimit
- Përkthyes në radio dhe televizione
- Shkrimtar ose redaktor në gazeta
- Studiues në arkivën e shtetit dhe specialist osmanishteje
- Mund të kryej detyra edhe në agjensitë e lajmeve
Semestri1 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | EDU 401 | Hyrje në Edukim | English | A | 64 | 87 | 3.50 | 6 |
2 | EDU 413 | Teorite dhe Perqasjet ne Mesimdhenie dhe Mesimnxenie | English | B | 64 | 76 | 3.50 | 6 |
3 | Elective | D | 0 | 0 | - | |||
Gjithsej | 128 | 163 | 7 | 30 |
Semestri2 |
||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS | |
1 | EDU 404 | Zhvillimi dhe Udhezimi I Kurrikules | Turkish | B | 64 | 74 | 3.50 | 6 |
2 | EDU 418 | Matja dhe Vleresimi | Turkish | B | 64 | 75 | 3.50 | 6 |
3 | EDU 420 | Drejtimi i Klases | Turkish | A | 64 | 97 | 3.50 | 6 |
4 | Elective | D | 0 | 0 | - | |||
Gjithsej | 192 | 246 | 10.5 | 30 |
Lëndët me zgjedhje |
|||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Lënda | Gjuha | GL | L/S | PI | Kr | ECTS |
EDU 417 | Teknologjite Mësimore dhe Projektimi I Materialeve | English | D | 64 | 81 | 3.50 | 6 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)