Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Turke

Koordinator i programit

 

Dr. Adem Balaban
[email protected]

Bordi Shkencor

Dr. Adem Balaban [email protected]
 
Dr. Gülay Yurt [email protected]
 
Dr. Fatih Ufuk Bağcı [email protected]
 
 

Rreth programit

Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Turke i bën thirrje atyre individëve që kanë dëshirë të bëjnë studime shkencore në Filologjinë dhe Letërsinë Turke. Programi i mësimdhënies është i përgatitur duke marrë në konsideratë të dhënat mësimore të departamenteve të Turkologjisë jashtë vendit dhe të departamenteve të Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Turqi. Gjuha e mësimdhënies është Turqishtja. Synimet kryesore të programit janë: Gjuha dhe Letërsia Turke, mësimin e Gjuhës Turke tek të huajt, si dhe të trajnojmë shkencëtarë dhe studiues në fushën e Osmanishtes.  Në formimin e programit përfshihet edhe stazhi i detyrueshëm. Në bazë të ligjit të vendosur nga Ministria e Arsimit Shqiptarë periudha e studimeve është 2 vite, 120 ECTS.

Programi mësimor kryesisht perbehet nga mesimet e Gjuhes dhe Letersise Turke. Ne fushen e Gjuhes Turke jepen mesime te cilat perfshijne te dhena mbi periudha te ndryshme si: Turqishtja e Vjeter, Turqishtja e Mesme, Turqishtja e Vjeter e Anadollit, Osmanishtja dhe Turqishtja e folur ne shtetin Turk.  Gjithashtu jepen mesime edhe për sintaksën, morfologjinë dhe fonologjinë e gjuhës Turke.  Njohuritë Gjuhësore Moderne  gjithashtu zhvillohen si lëndë brenda lëndëve të gjuhës. Ndërsa në fushën e Letërsisë Turke përfshihen dhe lëndë të tjera si: Letërsia Popullore Turke, Letërsia e Re Turke dhe Letërsia Klasike Turke.

Misioni

Kërkimi dhe hulumtimi i punimeve të shkruara dhe folklorike të ardhura deri më sot si elementët themelorë të kulturës turke në fushën e gjuhës dhe letërsisë turke; vënia e njohurive të përfituara në shërbim të shoqërisë; luajtja e një roli vendimtar dhe efektiv në marrëdhënie me kulturat e tjera; mirëformimi i studiuesve shkencorë dhe lektorëve në fushat kopetente.

Vizioni

Vizioni i Departmentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke është realizimi i studimeve cilësore në fushat përkatëse dhe arsimimi i standarteve të larta duke synuar të përgatisë ekspertët më të mirë të fushës në Shqipëri si dhe konkurimi i tyre me më të mirët në Ballkan dhe  Evropë. 

Kohëzgjatja e Studimeve

Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Turke zgjat 2 vite akademike të ndara në katër semestra .

Numrı i Krediteve ECTS (Sistemi Evropian i Transferimit Të Krediteve)

Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Turke përbëhet nga 120 ECTS, 1ECTS=25 ORE.

Titulli i Diplomës

Ne perfundim te programit jepet një diplomë me titullin “Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Turke”.

Mundësitë e Punësimit

Të diplomuarit e masterit të lartë akademik të gjuhës dhe letërsisë turke mund të kryejnë detyra si më poshtë:

  • Mund të japin mësim në universitete private dhe shtetërore ose të punojnë si punonjës kërkimesh në universitet.
  • Akademik në universitet
  • Specialist turqishteje dhe osmanishteje në krijimin e shoqërive civile.
  • Specialist turqishteje dhe osmanishteje në krijimtaritë publike dhe private. 
  • Specialist në fushën e botimit
  • Përkthyes në radio dhe televizione
  • Shkrimtarë ose redaktor në gazeta
  • Studiues në arkivën e shtetit dhe specialist osmanishteje
  • Mund të kryejë detyra dhe në agjensitë e lajmeve