Mundësia e Fundit për Regjistrim / Viti Akademik 2020-2021

Mundësia e fundit për t’u regjistruar në programet bachelor, të integruar të ciklit të dytë, si dhe në ato profesionale, për vitin akademik 2020-2021. 

27-31 TETOR 2020

Kush mund të regjistrohet? 

Të gjithë aplikantët që kanë përzgjedhur një nga programet e Kolegjit Universitar Bedër në raundin e parë, të dytë dhe të tretë, por që për arsye të ndryshme nuk janë regjistruar ende. 

Procedurat e regjistrimit për këtë fazë fazë të fundit bëhen pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër, ndërmjet datave 27-31 Tetor 2020. Zyrat tona janë të hapur nga ora 8:00 deri në 16:00

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:

a) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë);
b) Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave;
c) Dy fotografi të vogla personale;
d) Mandati bankar i pagesës së regjistrimit.


Për më tepër informacion:

📱  +355 67 34 27 001
🌐  www.beder.edu.al
📧  info@beder.edu.al
📍  Rr. “Jordan Misja”



Kolegji Universitar Bedër – 10 vjet në emër të vlerave!