Kalendari i Aplikimeve/Regjistrimeve të Programeve Master, Viti Akademik 2020-2021 (I PERDITESUAR)

Kolegji Universitar Bedër ka nisur procesin e aplikimeve për programet e ciklit të dytë, master shkencor dhe master profesional.

Për vitin akademik 2020-2021 kalendari i aplikimeve/regjistrimeve për programet master ka pësuar përditësime, të kushtëzuara nga situata në të cilën po kalojmë për shkak të COVID 19.

Kalendari i aplikimeve dhe regjistrimeve është si më poshtë:

➡️ Deri më datë 6 nëntor 2020 është afati i aplikimeve pranë Sekretarisë Mësimore të Kolegjit Universitar Bedër.

➡️ Brenda datës 14 nëntor 2020 Kolegji Universitar Bedër shpall listën e fituesve.

➡️ Ndërmjet datave 16-26 nëntor 2020 është afati i regjistrimit të kandidatëve fitues në Kolegjin Universitar Bedër.

 

Dokumentet për aplikim:

  • CV (curriculum vitae)
  • Fotokopje e kartës së identitetit / pasaportës (për studentët e huaj, e noterizuar);
  • Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë “Apostille”, për studentët e huaj apo ata shqiptarë me një diplomë të huaj);
  • Listë zyrtare notash të studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë apostille, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
  • Kopje e noterizuar e diplomës së gjimnazit (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë “Apostille”, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
  • Listë zyrtare notash së gjimnazit (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë apostille, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
  • Dy fotografi;
  • Leje qëndrimi (për studentët e huaj);

 

Për vitin akademik 2020-2021 Kolegji Universitar Bedër ofron 9 programe studimi të ciklit të dytë:

  • Master shkencor në Drejtësi: Profili “E drejtë Penale”;
  • Master shkencor në Drejtësi: Profili “E drejtë Ndërkombëtare”
  • Master shkencor në Shkenca Komunikimi: Profili “Gazetari”;
  • Master shkencor në Shkenca Komunikimi: Profili “Marrëdhënie Publike”;
  • Master profesional në Komunikim Marketingu;
  • Master shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Master profesional në Mësuesi – Gjuhë Angleze për Arsimin e Mesëm.
  • Master shkencor në Shkencat Moderne Islame;
  • Master shkencor në Shkencat Themelore Islame.

 

TARIFAT

  • Tarifat e programeve master në Kolegjin Universitar Bedër për një vit akademik janë 2000 euro. Tarifat paguhen me katër këste, në fillim dhe në mes të çdo semestri.
  • Fondacioni “H. Ali Korça”, i cili administron dhe mbështet KU Bedër, për studentët e diplomuar në një nga programet bachelor të ofruara nga institucioni ynë ofron 50 % bursë. 
  • Aplikantët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në universitete të tjera mund të përfitojnë 200-1000 euro zbritje, bazuar në meritë dhe nevojë. 
  • Bursat janë të vlefshme për të gjithë periudhën e rregullt të studimeve. Për nënshkrimin e marrëveshjes së bursës me fondacionin, krahas tarifës së regjistrimit, është vendosur një tarifë 100 euro.

 

Kontakt:

+355 67 34 27 001

[email protected]

admissions.beder.edu.al