PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS +

THIRRJE PËR APLIKIME
 
Të nderuar anëtarë të stafit të "Bedër",
 
Zyra e Koordinimit të Erasmus+ pranë Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IRO) ju bën me dije se në kuadër të bashkëpunimit në projektin e Mobilitetit Erasmus+ të KUB me West University of Timisoara, në Rumani është hapur thirrja për aplikime për stafin për trajnim 5 ditor në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar me në focus sigurimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë për periudhën pranverë 2022. Kuotat për këto thirrje janë si më poshtë:
 
Aktiviteti 1 – STT Mobility - Training Week (Job Shadowing) – 1 kuotë gjatë periudhës Pranverë 2022 (5 ditë)
 
Afati i fundit për të aplikuar është data 6 shkurt, 2022.
 
 
Kriteret e aplikimit:
 
Të interesuarit duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme:
 
Të jetë anëtar/e i stafit akademik/administrativ në Kolegjin Universitar “Bedër”, full-time/part-time.
 
 
Dokumentat e aplikimit:
 
- Formulari i konfirmimit për aplikim (1 kopje)
- Formulari Erasmus+ Mobility STT Work Plan (një kopje)
- Certifikatë e mbrojtjes së Gjuhës Angleze (min. B1)
- CV (një kopje)
- Kopjen e pasaportës / letërnjoftimit kombëtar (një kopje)
 
P.S Të interesuarit të kontaktojnë me email Koordinatoren e Erasmus+ Znj. Veibe Laci për marrjen e formularëve.
 
Shënim: Dokumentacioni do të dorëzohet në dy kopje të printuara pranë zyrës Erasmus+ dhe të dërgohet elektronikisht në adresën: [email protected] dhe [email protected]
 
Për më shumë informacion rreth Kolegjit dhe programit Erasmus+, ju lutem gjeni link-et me poshtë:
 
PARTNERSHIPS:
 
Erasmus+ Incoming Mobilitati de Predare si Formare | DRI (uvt.ro)